Ndërlidhjet

Evropa përfshihet nga moti i lig


Foto nga arkivi
Foto nga arkivi
Pjesa më e madhe e Evropës është ëprfshirë nga reshje të dendura të borës, me Rusinë, që thotë se ky është dimri më i ashpër në 20 vjetët e fundit, ndërsa presidenti gjerman është bllokuar në Kroaci, raporton agjencia e lajmeve DPA.

Në tri aeroporte të Moskës fluturimet janë anuluar ose vonuar, ndërkohë që rreth 7 mijë e 300 punëtorë po përpiqen të pastrojnë rrugët e qytetit nga trashësia e madhe e borës.

“Të paktën gjashtë njerëz kanë vdekur nga ngrirja në Moskë, ndërsa po përballemi me dimrin më të ashpër në 20 vjet:, ka thënë për agjencinë ruse të lajmeve, Interfax, një zëdhënës i Ministrisë së Mbrojtjes Civile.

Në Yakutsk, në Lindjen e Largët të vendit, temperaturat kanë rënë në minus 29 gradë Celsius.

Bora e madhe në Ballkan gjithashtu ka bllokuar presidentin gjerman Joachim
Gauck në Zagreb, pasi që të gjitha fluturimet nga Zagrebi janë anuluar si pasojë e një stuhie.

Meteorologët paralajmëruan se stuhia e borës pritet të shkojë kah jugu, ku në Bosnje dhe Serbi gjatë natës së të shtunës pritet që bora të arrijë në 50 centimetra.
XS
SM
MD
LG