Ndërlidhjet

Shpëtohet mjeku i rrëmbyer amerikan


Afganistan, foto nga arkivi...

Afganistan, foto nga arkivi...

Një mjek amerikan që u rrëmbye nga talibanët pesë ditë më parë në Afganistanin lindor, është shpëtuar.

Në një deklaratë, koalicioni i udhëhequr nga NATO tha se Dilip Joseph është rrëmbyer nga luftëtarët talibanë të mërkurën jashtë Kabulit.

Misioni për lirimin e tij është urdhëruar, pasi që informacionet e marra treguan se ai gjendej “para rrezikut të lëndimit ose vdekjes”.

Gjenerali John Allen, komandanti kryesor i forcave amerikane në Afganistan tha se shpëtimi është kryer nga forcat amerikane dhe ato afgane.

Nuk janë dhënë detaje mbi operacionin e shpëtimit.
XS
SM
MD
LG