Ndërlidhjet

Hospitalizohet Nelson Mandela


Nelson Mandela

Nelson Mandela

Ish-presidenti i Afrikës së Jugut dhe ikona e anti-aparteidit Nelson Mandela është shtruar në spital të shtunën për disa analiza mjekësore.

Presidenti Jakob Zuma tha në një deklaratë se nuk ka “asnjë arsye për alarmim” mbi shëndetin e Mandelës 94-vjeçar.

Deklarata thotë se Mandela ndjehet mirë dhe po merr kujdesin mjekësor, që është në përputhje me moshën e tij.

Në deklarate nuk jepen detaje të tjera.

Mandela kaloi 27 vjet në burg për luftën e tij për të drejtat e shumicës së popullatës me ngjyrë dhe u bë presidenti i parë i zi i Afrikës së Jugut në vitin 1994, duke shërbyer në një mandat pesë-vjeçar.

Ai më vonë u tërhoq nga jeta publike, dhe herën e fundit kur u shfaq në publik, ishte gjatë kampionatit Botëror të Futbollit, në vitin 2010, i vili u zhvilluar në Afrikën e Jugut.
XS
SM
MD
LG