Ndërlidhjet

Rumunët votojnë parlamentin e ri


Ilustrim

Ilustrim

Në Rumani po mbahen zgjedhjet parlamentare.

Sondazhet e opinionit sugjerojnë se partia majtiste, Unioni Social Liberal i kryeministrit Viktor Ponta, do të fitojë shumicën e vendeve.

Megjithatë, komentatorët thonë se presidenti Traian Bashesku mund ta përdorë pushtetin e tij për të kërkuar një nga aleatët e tij, që ta formojë qeverinë.

Pjesëmarrja në votime pritet të jetë më pak se 50 për qind, një shenjë e pakënaqësisë së përgjithshme në mesin e rumunëve me klasën politike të vendit.

Rumania, një nga vendet më të varfëra të Evropës, është duke luftuar që të rimëkëmbet nga një recesion i thellë.

Reformat afatgjate si privatizimet dhe rregullimi i sektorit të shëndetësisë kanë dështuar të materializohen.
XS
SM
MD
LG