Ndërlidhjet

Mot i lig në Ballkan, vdesin 5 persona


Novi Sad...

Novi Sad...

Të paktën pesë njerëz kanë vdekur në vendet e Ballkanit si pasojë e ngricave dhe borës së dendur që ka përfshirë rajonin.

Zyrtarët thanë se katër njerëz kanë vdekur në Kroaci dhe një në Serbi si pasojë e stuhisë së borës, që i ka shtyrë autoritetet të mbyllin aeroportet dhe rrugët.

Automjetet janë bllokuar për orë të tëra në një autostradë të madhe të Serbisë, pas stuhisë së borës, që ka arritur trashësinë në 50 centimetra.

Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë, thotë se në Vojvodinë, disa ngasës janë detyruar të presin në makinat e tyre deri ne 18 orë, para se të shpëtoheshin nga rrugët e bllokuara prej borës.

Zjarrfikësit dhe trupat ushtarake janë thirrur që të ndihmojnë në përpjekjet e shpëtimit. Stuhi bore janë raportuar edhe në Slloveni dhe Bosnje.
XS
SM
MD
LG