Ndërlidhjet

Hetohet sulmi ndaj zv/shefit të Zyrës në Veri


Ndërtesa e Zyrës Admninistartive të Qeverisë së Kosovës për Veri, Mitrovicë

Ndërtesa e Zyrës Admninistartive të Qeverisë së Kosovës për Veri, Mitrovicë

Polica e Kosovë për rajonin e Mitrovicës, ende nuk ka arritur që të arrestojë askënd lidhur me sulmin e djeshëm, ku është plagosur zëvendësdrejtori i Zyrës Administrative për veri, Dushan Milisavleviq.

Zëdhënësi i policisë Besim Hoti tha për Radion Evropa e Lirë se policia e hetuesisë është ende duke gjurmuar për rastin dhe kapjen e autorëve.

“Fatkeqësisht ende deri në këtë fazë nuk kemi persona të arrestuar. Gjithsesi Policia e Kosovës është duke ndjekur hapat e informacioneve në radhe të parë për veturën e cila ishte e përfshirë në ketë rast, marrë parasysh faktin se sulmuesi ka qenë i maskuar në bazë të dhënave që ne i kemi, mirëpo jemi duke mbledhur informacione nga dëshmitarët”, tha Hoti.

Milisavleviq mësohet se ëhstë jashtë rrezikut për jetë, ndërkohë që ky ishte sulmi i dytë ndaj tij, pasi që kohë më parë në shtëpinië e tij është hedhur një mjet ekspoziv.

Incidentin e djeshëm në veri e kanë dënuar ashpër të gjitha institucionet e Kosovës.
XS
SM
MD
LG