Ndërlidhjet

Vritet një komandant i Al Qaedas


Avion pa pilot amerikan...

Avion pa pilot amerikan...

Zyrtarët e Sigurisë në rajonin fisnor të Pakistanit thanë se të paktën tre persona, përfshirë një komandant i Al-Qaedas, janë vrarë nga një sulm me avion amerikan pa pilot.

Sulmi ka ndodhur në zonën e Tabit, afër Miranshahut, qyteti kryesor në Vaziristanin Verior, që gjendet në kufi me Afganistanin.

Zyrtarët thanë se katër raketa kanë goditur një kompleks nga balta, duke vrarë tre persona.

Reuters citoi zyrtarë anonimë të inteligjencës ushtarake, të kenë thënë se një nga viktimat është Mohammad Ahmed Almansoor, një komandant i lartë i Al Qaedas.

Mijëra njerëz janë vrarë në sulmet e avionëve pa pilotë në Pakistanin veri-lindor, pjesë kjo ku Uashingtoni kërkon të çrrënjosë luftëtarët talebanë dhe ata të Al Qaedas, të cilët po ushqejnë fushatën e kryengritësve në Afganistan.
XS
SM
MD
LG