Ndërlidhjet

Koreja V. shtyn lansimin e raketës?


Kore Veriore
Kore Veriore
Media shtetërore në Korenë Veriore raportoi se Pheniani po shqyrton mundësinë e shtyrjes së lansimit të raketës me rreze të gjatë veprimi. Komiteti për Hapësirë dhe Teknologji tha se teknikët pothuajse kanë kryer përgatitjet për lansim, por, është duke u shqyrtuar shtyrja.

Raporti i Agjencisë Qendrore të Lajmeve të Koresë, nuk ka dhënë arsye për shtyrjen eventuale.

Shteti stalinist fillimisht ka thënë se do të lansojë raketën në mes të 10 dhe 22 dhjetorit.

Koreja Veriore thotë se raketa do të transportojë një satelitë në hapësirë.

SHBA, Koreja Jugore, Japonia dhe shtetet tjera dyshojnë se lansimi ka për qëllim që të testojë teknologjinë për një raketë ndërkontinentale.

Kombet e Bashkuara e kanë dënuar planin e Koresë.
XS
SM
MD
LG