Ndërlidhjet

Qeveria siriane: Kryengritësit do përdorin armë kimike


Alepo, Siri...

Alepo, Siri...

Qeveria e Sirisë tha se kryengritësit mund të përdorin armë kimike në luftën e tyre kundër forcave të presidentit Bashar al-Assad.

Ministria e Jahstme tha se kryengritësit “kanë marrë kontrollin e një fabrike të klorit toksik” në lindje të Alepos.

Regjimi i Asadit ka përsëritur se “kurrë nuk do të përdorte armë kimike kundër popullit të vet”.

Megjithatë, të shtunën, sekretari i Jashtëm Brirtanisë, William Hague tha se ka dëshmi se qeveria e Assadit po përgatitet që të përdorë stoqet e armëve kimike.

Ai nuk ka elaboruar më tej.

Ndërkohë, trupat siriane kanë vazhduar të luftojnë afër Damaskut kundër kryengritësve.
XS
SM
MD
LG