Ndërlidhjet

Protesta të rralla anti-kineze në Vietnam


Vietnam, foto nga arkivi
Vietnam, foto nga arkivi
Protesta të rralla, por të vogla anti-kineze janë mbajtur të dielën në dy qytete në Vitenam, në lidhje me pretendimet territoriale mbi Detin e Kinës Jugore.

Policia ka arrestuar rreth 20 persona në Hanoi dhe Ho Chi Minh City.

Në javën e kaluar, Vietnami ka akuzuar barkat e peshkatarëve kinezë se kanë këputur kabllot e anijeve vëshguese vietnameze në det.

Në verën e 2011, janë zhvilluar protesta të përjavshme për dy muaj me radhë në Hanoi, në një zemërim të paparë popullor në vend.

Edhe në fillim të këtij viti gjithashtu janë zhvilluar protesta.

Policia i ka shpërndarë ato, në mënyrë graduale, duke përdorur forcën, derisa u bë e qartë se ato po bëheshin burim i kundërshtimit vendor kundër partisë.
XS
SM
MD
LG