Ndërlidhjet

Chavez i nënshtrohet një operacioni tjetër


Hugo Chavez
Hugo Chavez
Presidenti i Venezuelës Hugo Chavez tha se analizta e reja kanë treguar se ai ka qeliza të tjera kancerogjene dhe se do t’i nënshtrohet një operacioni tjetër.

Duke folur në televizionin kombëtar, Chavez njoftoi se do të kthehet të dielën në Kubë për të kryer operacionin.

Lideri socialist është kthyer në Venezuelë të premten pas analizave të kryera në Kubë.

Chavez, që ka riftuar zgjedhjet më 7 tetor, ka thënë për herë të parë se po që se gjendja e tij përkeqësohet, pasardhësi i tij do të jetë nënpresidenti Nicolas Maduro.

Presidenti 58 vjeçar i është nënshtruar një operacioni për një lloj jospecifik të kancerit në pelvik në vitin 2011.
XS
SM
MD
LG