Ndërlidhjet

KDI i 'dhuron' qeverisë raportet e korrupsionit


Ilustrim

Ilustrim

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI)/Transparency International Kosova (TIK), në kuadër të Ditës Ndërkombëtare Kundër-korrupsion – 9 dhjetori, ka organizuar një aktivitet simbolik, duke i dhënë Qeverisë së Kosovës një 'dhuratë' me raporte vendore e ndërkombëtare.

Raportet e Transparency International, Freedom House, KDI-së, etj, përmbajnë vlerësime rreth nivelit të korrupsionit në Kosovë.

“Në të gjitha këto raporte, Kosova cilësohet si një shtet me nivel të lartë të korrupsionit, e sidomos në ndërmarrjet publike, ku dominon edhe punësimi në bazë të nepotizimit. Ndërkaq, kemi edhe një administratë publike të politizuar. Gjithashtu, në këto raporte cilësohemi si një vend me shkallë të lartë të ekonomise informale, ndërkohë që kemi mungesë të kapaciteteve për ta luftuar atë. Funksionimi i sistemit gjyqësor, i cili është qenësor për sundim të ligjit, ende cilësohet si jo i pavarur”, thuhet në një komunikatë për media të KDI-së.

“Duke e parë injorancën që ka treguar Qeveria ndaj këtyre raporteve, KDI/TIK, sot në Ditën Ndërkombëtare Koundër-korrupsionit, dëshiron që edhe njëherë t’i bëjë thirrje Qeverisë, që të reagojë dhe të marrë për bazë të gjitha këto raporte, për të nisur punën drejtë luftimit të korrupsionit, i cili tani e tutje duhet të jetë nga prioritet kryesore të vendit”, thuhet në komunikatën e lëshuar për media.
XS
SM
MD
LG