Ndërlidhjet

Rompuy: Duam që Evropa të jetë simbol shprese


Herman Van Rompuy
Herman Van Rompuy
Bashkimi Evropian që të hënën e merr çmimin Nobel për Paqe, pas krizës aktuale do të dalë më i fortë dhe do të jetë sërish “simbol shprese”, ka deklaruar në Osllo, presidenti i BE-së, Herman Van Rompuy, në prag të ceremonisë.

“Dëshirojmë që Evropa të jetë sërish symbol shprese”, ka thënë Rompuy në një konferencë për gazetarë në Institutin Nobel.

Rreth 20 liderë evropianë, në mesin e tyre, presidenti i Francës Francois Hollande dhe kancelarja gjermane Angela Merkel, pritet të marrin pjesë në ceremoninë e së hënës në Osllo.
XS
SM
MD
LG