Ndërlidhjet

logo-print

SHBA: Obama, Boehner – takim për krizën fiskale


Barack Obama (djathtas) dhe John Boehner

Barack Obama (djathtas) dhe John Boehner

Presidenti Barack Obama dhe kryesuesi i Dhomës Përfaqësuese të Kongresit të Shteteve të Bashkuara, John Boehner, janë takuar për bisedime lidhur me zgjidhjen e krizës financiare për shkak të deficitit masiv të Shteteve të Bashkuara.

Amerika po ballafaqohet me të ashtuquajturën “tatpjetë fiskale”, që është një kombinim i rritjes automatike të tatimeve dhe shkurtimeve të shpenzimit për ta reduktuar deficitin nga fillimi i vitit 2013.

Ekspertët thonë se kjo çështje mund të shkaktoj rënie të re të ekonomisë më të madhe botërore.

Për takimin e mbrëmshëm në Shtëpinë e Bardhë me zotin Boehner, Obama ka dhënë pak detaje.

Presidenti amerikan ka propozuar që amerikanët e pasur të paguajnë taksa më të larta, si një mënyrë për ta ulur deficitin, por kjo deri tash është refuzuar nga zoti Boehner dhe republikanët e tjerë në opozitë.

Republikanët kanë propozuar shkurtime në shpenzimet e programeve përfituese qeveritare.
XS
SM
MD
LG