Ndërlidhjet

Futboll: Rekord i Messit – 86 gola për këtë vit


Pamje nga një aksion i futbollistit Messi (majtas)

Pamje nga një aksion i futbollistit Messi (majtas)

Futbollisti Lionel Messi ka arritur rekord të ri për numrin më të madh të golave të shënuar në një vit kalendarik, pasi ia doli që 86 herë ta tund rrjetën e ekipeve ekundërshtare gjatë këtij viti.

Në 25 minutat e parë të ndeshjes së klubit të tij Barcelona kundër rivalit Betis, të zhvilluar dje, futbollisti argjentinas i shënoi dy gola.

Prej golashënuesve më të njohur, pas tij radhitet gjermani Guerd Mueller, i cili në vitin 1972 i kishte shënuar 85 gola.

Messi për Barcelonën i ka dhënë 74 gola dhe 12 për kombëtaren e Argjentinës.
XS
SM
MD
LG