Ndërlidhjet

Venezuelë: Chavez kthehet në Kubë për trajtim nga kanceri


Hugo Chavez

Hugo Chavez

Presidenti i Venezuelës, Hugo Chavez, ka udhëtuar për në Kubë, ku do ta ketë edhe një operacion të ri për sëmundjen e kancerit.

Zoti Chavez, i cili në muajin tetor është zgjedhur edhe për një mandat 6 vjeçar në postin e presidentit të Venezuelës, deri tash i ka kaluar disa operacione kundër kancerit në Kubë.

Në njoftimin e tij të parë publik ai ka pranuar se sëmundja mund të ndikoj në shkurtimin e mandatit presidencial.

Chavez, 58 vjeçar, tha se në vend të tij do të vazhdoj zëvendëspresidenti Nicolas Madura, dhe ka kërkuar nga mbështetësit e tij, që të votojnë për të nëse duhet të mbahen zgjedhje të reja.
XS
SM
MD
LG