Ndërlidhjet

logo-print

Kinë: 16 vjeçarja tibetiane e ndezi vetveten


Një vajzë 16 vjeçare tibetiane ka vdekur pasi e kishte ndezur vetveten në pjesën perëndimore të Kinës.

Agjencia shtetëtore e lajmeve, Xinhua, duke mos e dhënë emrin e vajzës, ka raportuar se ngjarja kishte ndodhur në fshatin Dageri në provincën Qinghai, në të cilën jeton popullatë e gjërë tibetiane.

Kjo provincë ishte edhe qendër e protestave kundër administratës kineze në Tibet.

Grupet për të drejtat e njeriut thonë se më se 90 tibetianë e kanë ndezur vetveten prej vitit 2009. Shumica prej tyre kanë vdekur.

Grupi Tibeti i Lirë me seli në Londër thotë se 16 vjeçarja në Qinhai ishte njëra nga vajzat më të reja që ia ka vënë vetes flakën.
XS
SM
MD
LG