Ndërlidhjet

Kabul: Shpëtoi mjeku i rrëmbyer, u vra ushtari amerikan


Pamje nga rrethi Surobi
Pamje nga rrethi Surobi
Shtëpia e Bardhë thotë se një pjesëtar i ushtrisë amerikane është vrarë gjatë një misioni të shpëtimit të një mjeku amerikan, i cili ishte rrëmbyer nga talibanët.

Në njoftim mëtutje theksohet se ushtari i vrarë ishte “operator special” ose anëtar i forcave speciale të komandos.

Shëtpia e Bardhë më tutje e ka lavdëruar misionin si “karakteristikë e guximit, aftësisë dhe patriotizmit të jashtëzakonshëm”, që shihet çdo ditë nga trupat e Shteteve të Bashkuara.

Forca Ndërkombëtare Ndihmëse e Sigurisë në Afganistan, që udhëhiqet nga NATO-ja, tha se misioni kishte nisur pasi inteligjenca tregonte se dr. Dilip Joseph, ishte në rerezik “të menjëhershëm për plagosje ose vrasje”.

Zyrtarët thanë se së paku 7 luftëtarë talibanë ishin vrarë gjatë operacionit të së dielës në mëngjes, në pjesën lindore të Afganistanit.

Mjeku Joseph ishte rrëmbyer më 5 të këtij muaji nga kryengritësit talibanë në rrethin Surobi të Kabulit.
XS
SM
MD
LG