Ndërlidhjet

Shënohet Dita e të Drejtave të Njeriut


Sot shënohet Dita e të Drejtave të Njeriut, ndërsa si synim paraqitet arsimi i popujve, veçanërisht i fëmijëve dhe të rinjëve, për të drejtat e tyre njerëzore dhe për rëndësinë që këto të drejta të mbrohen në komunitetet e tyre.

Çdo vit më 10 dhjetor shënohet dita kur në vitin 1948, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, e hapi sesionin për miratimin e Deklaratës Universale për të Drejtat e Njeriut.

Megjithqë deklarata, që përmbanë një rreze të gjërë të të drejtave politike, civile, sociale, kulturore dhe ekonomike, nuk është dokument obligues, Kombet e Bashkuara thonë se me të janë inspiruar më se 60 akte të tjera të ndara për të drejtat e njeriut, që vazhdojnë të kenë ndikim në sjelljet e qeverive në mbarë botën.

Deklarata Universale për të Drejtat e Njeriut shihet si sinjal i ndryshimit të rëndësishëm të drejtimit pas mizorive të Luftës së Dytë Botërore dhe pasojave të kolonializmit.
XS
SM
MD
LG