Ndërlidhjet

Ashton: Kënaqësi për fillimin e zbatimit të IBM-së


Catherine Ashton
Catherine Ashton
Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Catherine Ashton, ka shprehur sot kënaqësinë e saj për fillimin e zbatimit të marrëveshjes për Menaxhimin e Integruar të Kufirit (IBM), ndërmjet Kosovës e Serbisë.

Këto komente ajo i bëri sot në Bruksel, para fillimit të takimit të ministrave të jashtëm të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian.

“Jam shumë e kënaqur që ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, kemi dy vendkalime që menaxhohen në mënyrë të përbashkët, që janë hapur sot në mëngjes, ashtu siç ishte planifikuar, dhe do t’i njoftoj ministrat e jashtëm të BE-së për dialogun”, tha Ashton.

Sot në orët 8 të mëngjesit ka filluar zbatimi i marrëveshjes IBM ndërmjet Kosovës e Serbisë në vendkalimet kufitare në Merdarë dhe Jarinjë.
XS
SM
MD
LG