Ndërlidhjet

Bildt: Progresi në dialog – më i madh se sa pritej


Carl Bildt
Carl Bildt
Ministri i jashtëm i Suedisë, Carl Bildt, tha sot në Bruksel se përparimi në dialogun ndërmjet Beogradit e Prishtinës është më i madh se sa pritej, por duhet parë se si do të zbatohen marrëveshjet.

“Takimet përparojnë më mirë se që është pritur. Jam i inkurajuar mjaft. Por, duhet ta shohim zbatimin në terren sot”, tha Carl Bildt, para takimit të ministrave të jashtëm të Bashkimit Evropian në Bruksel.

Sot prej orëve të mëngjesit, ka filluar zbatimi i marrëveshjes për Menaxhim të Integruar të Kufirit ndërmjet Kosovës e Serbisë, që është arritur gjatë dialogut Prishtinë – Beograd.
XS
SM
MD
LG