Ndërlidhjet

FP: “Sulltani i Madhërishëm” dridh politikën turke*


Ilustrim
Ilustrim
Një telenovelë turke, transmetimi i së cilës pritet të vazhdojë në mediat kosovare, ka shkaktuar një debat interesant në vendin ku u krijua-Turqinë.

Për shkak të rritjes së polemikave në publik, partia qeverisëse në Turqi-Partia për Drejtësi dhe Zhvillim, pritet ta ndalojë telenovelën e mirënjohur “Sulltani i Madhërishëm”.

The Foreign Policy shkruan për rrethanat që po nxisin ndalimin e transmetimit në telenovelës, sezona e tretë e së cilës ndiqet nga diku 150 milionë teleshikues.

Qëndrimi i partisë së qeverisë së kryeministrit, Recep Tayyip Erdogan, ishte pritur me “një dozë cinizmi” nga kritikuesit.

“Pas një përgjigje të stuhishme kundër apo në mbështetje të komenteve të kryeministrit, përfshirë një ankesë penale të një agjenti turistik kundër regjisorëve të serialit…të martën deputeti i PDZH-së, Oktay Saral, përgatiti një iniciativë për ndalimin e serialeve me arsyen se poshtëron personalitetet dhe ngjarjet e brendshme të vlerave kombëtare të Turqisë”, shkruan the Foreign Policy.

Por, revista the Foreign Policy vlerëson se nisma legjislative mund të rezultojë e pasuksesshme, por se “mund të shikohet si indikacion për një trend në rritje në dekufizimin e kufijve të asaj që është e pranueshme në publik rreth kreativitetit të shprehjes karshi shijes konservative të kryeministrit”.

Shumica e kundërshtuesve të qëndrimit të Erdoganit ndaj telenovelës thonë se “nuk është qëllim-madje as përgjegjësi- e punimeve të tilla të paraqesin historinë në mënyrë kronologjike”.

The Foreign Policy citon njohës të mediave të kenë thënë se punimet e tilla “kanë për qëllim të ofrojnë burime për argëtim për ata që zgjedhin t’i shohin apo lexojnë ato”.

“Ndoshta pjesa më interesante e këtij debate, një që është dukshëm më relevante për procesin aktual të reformave kushtetuese dhe të ardhmen politike të Turqisë se sa koha të cilën e ka kaluar sulltani në luftë, mund të gjendet në inkuadrimin e partive opozitare ndaj komenteve të kryeministrit”, shkruan revista.

Kështu, Partia Popullore Republikane kritikoi Erdoganin duke thënë se “mbikëqyrja e telenovelave televizive nuk hyn në kuadër të detyrave të caktuara me kushtetutë të kryeministrit”.

Partia e përbërë nga kurdët-Partia për Paqe dhe Demokraci vlerësoi, ndërkaq, se e vuri qëndrimin e kreut të ekzekutivit turk në radhën e qëndrimeve të “shtypjes kulturore”.

Qëndrimi i Erdoganit, sipas the Foreign Policy, u vu në pikëpyetje edhe nga Partia për Veprim Kombëtar.

“Çështja e lirisë së mediave, shprehjes artistike, diskutimit ideologjik dhe fuqisë politike po ngritën në debatin aktual në Turqi mbi telenovelën. Ekzistojnë gjithashtu pyetje bazike lidhur me institucionet dhe diskursin demokratik. “Sulltani i Madhërishëm’, sikurse që ka bërë në histori, do të përfundojë me ose pa ndikimin e kryeministrit turk. Ajo që ai lë prapa do të jetë domethënëse, ndoshta edhe madhështore, për të ardhmen e demokracisë turke”, shkruan the Foreign Policy.


*Titulli i përshtatur nga redaksia

Përgatiti: Edona Peci
XS
SM
MD
LG