Ndërlidhjet

Kryengritësit pushtojnë një bazë ajrore në Alepo


Kryengritës sirianë...

Kryengritës sirianë...

Kryengritësit sirianë kanë pushtuar pjesë të një baze ushtarake strategjike në provincën veriore te Alepos.

Aktivistët thanë se ky veprim do të ndihmojë opozitën që të forcojë praninë në zonat në kufi me Turqinë.

Opozita dhe forcat qeveritare kanë luftuar për kontrollin e Alepos, që është qyteti i dytë më i madh i Sirisë dhe kryeqyteti tregtar.

Kjo fitore vjen, derisa Bashkimi Evropian ka dënuar konfliktin në Siri.

Derisa pranonte çmimin Nobel për Paqe, presidenti i Komisionit Evropian, Jose Manuel
Barroso e ka quajtur situatën aktuale në Siri si “njollë në ndërgjegjen njerëzore”.

Ai tha se komuniteti ndërkombëtar ka obligim moral për të adresuar krizën.

Në ditët e fundit, kryengritësit në Siri kanë shënuar përparime taktike duke zënë baza ajrore afër Damaskut dhe Alepos.
XS
SM
MD
LG