Ndërlidhjet

Boshnjakët 'varrosin' të drejtat e njeriut


Bosnje...

Bosnje...

Grupi boshnjak, Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut (YIHR) ka organizuar varrime të rreme në tri qytetet më të mëdha të vendit për të shënuar Ditën ndërkombëtare të të drejtave të njeriut.

Në Sarajevë, anëtarët e nismës të shoqëruar nga një grup, që bënte muzikë të përmortshme marshuan nëpër një zonë këmbësorësh me një arkivol të zi, që simbolizonte vdekjen e të drejtave të njeriut.

Një anëtar i YIHR lexoi një fjalim ku thuhej se “jemi mbledhur këtu, për të varrosur të drejtat e njeriut dhe lirinë.”

Ai theksoi se të drejtat e njeriut nuk ekzistojnë në Bosnje.

Ngjarje të ngjashme janë mbajtur në Banja Llukë, kryeqytetin e Republikës serbe të Bosnjes, ku serbët janë shumicë dhe në qytetin e ndarë etnikisht të Mostarit, ku pjesa perëndimore e qytetit është e banuar kryesisht nga kroatët e Bosnjes.
XS
SM
MD
LG