Ndërlidhjet

Ish shefi i FMN-së arrin zgjidhje me paditësen e tij


Dominique Strauss-Kahn, foto nga arkivi

Dominique Strauss-Kahn, foto nga arkivi

Dominique Strauss-Kahn ka rënë dakord për një zgjidhje financiare me shërbyesen e një hoteli në Nju Jork, e cila e akuzoi ish shefin e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) për sulm seksual.

Në një seancë gjyqësore, të mbajtur të hënën në Nju Jork, një gjyqtar njoftoi se Strauss-Kahn dhe shërbyesja e hotelit, Nafissatou Diallo, janë pajtuar për një zgjidhje të padisë civile të Diallos kundër Strauss-Kahn-it.

Gjyqtari nuk dha detaje rreth shumës së parave që janë dhënë për zgjidhjen.

Strauss-Kahn, 63 vjeç, u detyrua të japë dorëheqjen si drejtor i FMN-së, pasi Diallo e akuzoi atë për sulm seksual në një hotel të Nju Jorkut në maj të vitit 2011.

Para incidentit, Strauss-Kahn konsiderohej si një kandidat kryesor për president francez.
XS
SM
MD
LG