Ndërlidhjet

HSBC i paguan SHBA-së dëmshpërblim prej 1.9 mld $


Dega e HSBC-së në Nju Jork

Dega e HSBC-së në Nju Jork

Raportet e mediave amerikane thonë se gjiganti bankar me seli në Britani, HSBC është pajtuar të paguajë 1.9 miliardë dollarë për të zgjidhur akuzat mbi shpëlarjen e parave.

Hetuesit amerikanë janë duke e hetuar bankën, një nga pesë bankat më të mëdha në botë, rreth akuzave se ka transferuar miliarda dollarë për Iranin, përkundër sanksioneve ndërkombëtare, dhe ka transferuar para nga kartelet meksikane të drogës përmes sistemit financiar të SHBA-së për të legjitimuar fondet.

Raportet nga Associated Press dhe Wall Street Journal, thonë se HSBC do të humbë më shumë se 1.2 miliardë dollarë në bazë të një marrëveshjeje të vonuar të prokurorisë dhe gjithashtu do të paguajë gjoba prej më shumë se 650 milionë dollarë.

Përmes një deklarate, shefi ekzekutiv i grupit, Stuart Gulliver tha se “ne pranojmë përgjegjësinë për gabimet në të kaluarën”.

Ai ka shtuar se banka do “të vazhdojë të punojë ngushtë me qeveritë dhe rregullatorët në tërë botën”

Lajmi pason njoftimin për një marrëveshje të njëjtë të një banke tjetër me seli në Britani, Standard Chartered, e cila do të paguajë më shumë se 300 milionë dollarë gjobë për shkak të shkeljeve të sanksioneve amerikane.
XS
SM
MD
LG