Ndërlidhjet

Afganistani ende larg nga mbrojtja e grave e vajzave


Kabul...
Kabul...
Kombet e Bashkuara thonë se Afganistani “ka ende shumë rrugë përpara” që t’i mbrojë nga dhuna gratë dhe vajzat.

Misioni i OKB-së në Afganistan (UNAMA) lëshoi një raport që tregon një përparim në zbatimin e legjislacionit që penalizon dhunën kundër grave.

Por, aty thuhet se ka boshllëqe në zbatimin e tij.

Komisioni afgan i Pavarur për të Drejtat e Njeriut ka regjistruar 4010 raste të dhunës ndaj grave për shtatë muaj, ndërmjet marsit dhe tetorit të këtij viti - pothuajse dy herë më shumë sesa në 12 muajt e mëparshëm.
XS
SM
MD
LG