Koreja e Veriut raportohet se mund të heqë dorë nga lansimi i raketës kundërthënëse me rreze të gjatë veprimi.
Agjencia e lajmeve Yonhap citon një burim qeveritar të ketë thënë se imazhet satelitore treguan shenja se teknikët kanë filluar të “çmontojnë pjesë të raketës” nga vendi i lansimit.
Nuk është qartësuar nëse pjesët janë hequr për riparim apo nëse e tërë raketa është duke u çmontuar.
Koreja e Veriut fillimisht tha se do të lansojë raketën mes 10 e 22 dhjetorit, por periudha e lansimit u shty pë një javë për shkak të problemeve teknike.
Pheniani thotë se raketa do të transportojë një satelit në hapësirë.
Kombet e Bashkuara kanë dënuar këtë veprim, në mes të shqetësimeve se Koreja synon të testojë një raketë ndërkontinentale, e aftë të bartë armë bërthamore.