Ndërlidhjet

Nëntë të lënduar para protestave në Kajro


Kajro, foto nga arkivi

Kajro, foto nga arkivi

Nëntë persona janë lënduar në dhunën në Kajro, derisa kundërshtarët dhe mbështetësit e presidentit Muhamed Morsi kanë planifikuar tubime rivale për sot.

Mediat egjiptiane thonë se sulmuesit kanë shtënë dhe kanë hedhur koktej molotovi mbi protestuesit në sheshin Tahrir të Kajros.

Grupet opozitarë kanë organizuar protestën për ta detyruar presidentin Muhamed Morsi që ta anulojë referendumin e diskutueshëm për kushtetutën e re.

Mbështetësit e Morsit kanë bërë thirrje për protesta në mbështetje të referendumit.

Protestat vijnë një ditë pasi që ushtria e Egjiptit mori përgjegjësinë e përbashkët me policinë për sigurinë.

Morsi iu ka dhënë forcave ushtarake autoritetin për të arrestuar civilët.

Projekt-kushtetuta, e hartuar nga një asamble e dominuar nga aleatët islamikë të presidentit, është kritikuar nga opozita dhe grupet e të drejtave të njeriut se dështon të garantojë liritë themelore dhe mbrojtjen e grave dhe pakicave.
XS
SM
MD
LG