Ndërlidhjet

logo-print

BE ende pa konsensus për Kosovën e Serbinë


Bruksel, foto nga arkivi

Bruksel, foto nga arkivi

Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian ende nuk kanë arritur konsensus mbi konkluzat që kanë të bëjnë me Kosovën, Serbinë dhe Maqedoninë.

“Janë edhe më tej dy paragrafe mbi Serbinë dhe Kosovën që duhet të diskutohen si dhe për ish-republikën Jugosllave të Maqedonisë. Pra, do të kemi diksutim, por jam e sigurt se në një frymë të mirë të bashkëpunimit dhe qasjes konstruktive, do ët gjejmë zgjidhje, si zakonisht”, ka thënë ministrja e Jashtme e Qipros, Erato Kozakou-Marcoullis, para nisjes së ditës së dytë të takimit të Ministrave të Jashtëm të BE-së, të cilët do të dalin me konkluza për Ballkanin.

Kosova pret që të marrë datën për Marrëveshjen për Stabilizim-Asociim, ndërsa Serbia ta marrë datën për fillimin e negociatve për anëtarësim në BE.

Ministri i Jashtëm çek Karel Schwarzenberg, ka thënë se Serbia duhet ta marrë datën, dhe kjo për shkak të, siç ka thënë, qasjes konstruktive në dialogun me Kosovën.

“Ata kanë bërë përparim të madh në bisedimet e tyre me Kosovën, janë shumë bashkëpunues, andaj mendoj se Serbia duhet të shpërblehet (me dhënien e datës për nisjen e negociatave për anëtarësim në BE)”, tha ministri i jashtëm çek, Karel Schwarzenberg.
XS
SM
MD
LG