Ndërlidhjet

Kina dënon tre ujgurë me vdekje


Xinjiang, foto nga arkivi

Xinjiang, foto nga arkivi

Një gjykatë në rajonin e trazuar kinez Xinjiang, ka dënuar tre persona me vdekje pasi që i gjeti fajtor për përpjekjet për të rrëmbyer një aeroplan në muajin qershor. Personi i katërt në të njëjtin rast është dënuar me burg të përjetshëm.

Agjencia zyrtare e lajmeve, Xinhua tha se vendimi u mor sot.

Autoritetet thanë se në muajin qershor, gjashtë persona të minoritetit ujgur të Kinës janë arrestuar pasi që ishin përpjekur të rrëmbenin një aeroplan, por ishin ndaluar nga pasagjerët dhe ekipi.

Dy nga ta kishin vdekur nga plagët e marra gjatë përleshjes.

Xinjiang është e banuar në masë të madhe nga popullata myslimane ujgure.

Rajoni është rregullisht i trazuar nga tensionet etnike mes ujgurëve dhe shumicës etnike, han, të Kinës.
XS
SM
MD
LG