Ndërlidhjet

logo-print

Izraeli bastis OJQ-të palestineze


Ramallah

Ramallah

Izraeli ka bastisur tri organizata joqeveritare palestineze në Ramallah, kryeqytetin de facto palestinez në Bregun Perëndimor.

Përfaqësuesit e Grupit thonë se forcat izraelite kanë kryer para agimit të së martës kontrolle në zyrat e Unionit të Grave, rrjetit të OJQ-ve palestineze dhe grupit për mbështetje të të burgosurve Addameer.

Addameer, tha në një deklaratë në internet se nga zyra e bastisur e tyre janë konfiskuar pajisje kompjuterike.

Këto janë bastisjet e para në Ramallah, që kur palestinezët përmirësuan statusin e tyre muajin e kaluar në Kombet e Bashkuara.

Zyrtarët palestinezë e akuzojnë Izraelin se po përpiqet që t’i ndëshkojë ata për statusin e tyre të ri ndërkombëtar.
XS
SM
MD
LG