Ndërlidhjet

UNHCR regjistron 500 mijë refugjatë sirianë


Kamp refugjatesh...

Kamp refugjatesh...

Agjencia për refugjatë e Kombeve të Bashkuara thotë se numri i sirianëve që kanë ikur nga dhuna në vendin e tyre është rritur në më shumë se gjysmë milioni.

Zyra e Komisionerit të Lartë të OKB-së për Refugjatët (UNHCR) tha të martën se gati 510 mijë sirianë janë regjistruar tashmë ose janë në proces të regjistrimit në Liban, Jordani, Irak, Turqi dhe Afrikë të Veriut.

Ai shtoi se rreth 3 mijë njerëz të rinj po kërkojnë statusin e refugjatit dhe asistencë të përditshme.

Përveç kësaj, një çerek milioni thuhet se kanë kaluar nga Siria për në Turqi, Egjipt dhe Liban, por nuk kanë arritur ende të regjistrohen për statusin e refugjatit dhe per asistencë.
XS
SM
MD
LG