Ndërlidhjet

"Lista ruse e Dima Jakovlevit”, kundërpërgjigje ndaj "Magnitskyt"


Duma shteterore ruse
Duma shteterore ruse
Fraksioni Rusia e Bashkuar në Dumën Shtetërore pritet të propozojë një listë me sanksione ndaj qytetarëve amerikanë, të quajtur “Lista e Dima Jakovlevit”.

Vyacheslav Nikonov i Rusisë së Bashkuar tha se emri është zgjedhur për të kujtuar të gjithë fëmijët rusë të birësuar nga prindërit amerikanë, që më pas kanë vdekur derisa ishin nën kujdestarinë e tyre.

Dyvjeçari Dima Yakovlev ka vdekur pasi që ishte mbyllur në një makinë nga babai, që e kishte adoptuar, gjtë një dite të nxehtë, për nëntë orë me radhë.

Zyrtarët e Dumës thanë se babai adoptues, Michael Harrison, me siguri se do të vendoset në këtë listë.

Senati Amerikan e ka miratuar “Projektligjin Magnitsky”, që kërkon imponimin e sanksioneve ndaj rusëve që shkelin të drejtat e njeriut.
XS
SM
MD
LG