Ndërlidhjet

Westerwelle: Gjermania s'i ka faj Italisë


Guido Westerwelle
Guido Westerwelle
Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Guido Westerwelle e ka paralajmëruar ish kryeministrin Italian, Silvio Berlusconin, që të mos e godasë Gjermaninë, derisa po kërkon të bëjë një kthim politik.

Westerwelle tha se Berlini nuk do të përfshihet në zgjedhjet italiane, por theksoi se “është një gjë që ne nuk e pranojmë- që Gjermania të bëhet subjekt i fushatës populiste zgjedhore”.

“As Gjermania e as Evropa nuk ia ka shkaktuar Italisë problemet aktuale”, ka thënë ai, duke përsëritur se Italia duhet të përmbushë reformat, ose në të kundërtën do të shkaktojë “vështirësi serioze” për vetën dhe “trazira” për Evropën.
XS
SM
MD
LG