Ndërlidhjet

logo-print

SHBA: Fronti al-Nusrah në Siri cilësohet si grup terrorist


Ndërtesa të dëmtuara nga luftimet në Siri në një lagje të Damaskut

Ndërtesa të dëmtuara nga luftimet në Siri në një lagje të Damaskut

Shtetet e Bashkuara e kanë cilësuar Frontin al-Musrah në Siri si grup i jashtëm terrorist, duke thënë se ai është një ekuivalent i al-Kaidës në Irak.

Në një kumtesë, Departamenti amerikan i shtetit i ka ndaluar të gjitha transakcionet me këtë grup dhe i ka bllokuar fondet që i takojnë këtij grupi në Shtetet e Bashkuara, duke thënë se “kishte synuar ta portretizoj vetëveten si pjesë e opozitës legjitime siriane, derisa në fakt, ishte një përpjekje nga al-Kaida në Irak për t’i rrëmbyer përpjekjet e popullit sirian, për qëllimet e veta të këqia”.

Mëtutje, thuhet se al-Nusrah kishte ndërmarrë afro 600 sulme në gjithë Sirinë, prej muajit nëntor të vitit 2011.

Poashtu, Departamenti i Thesarit i Shteteve të Bashkuara ka vendosur sanksione kundër dy “liderëve të lartë” të grupit al-Nusrah, Maysar Ali Musa Abdallah al-Juburi dhe Anas Hasan Khattab, dhe ndaj dy grupeve militante, për të cilat thuhet se kontrollohen nga presidenti i Sirisë, Bashar al-Assad.
XS
SM
MD
LG