Ndërlidhjet

Raporti: Miliarda dollarë kalojnë nëpër aeroportin e Kabulit


Zyrtarët e Afganistanit hezitojnë t’i miratojnë procedurat themelore kundër pastrimit të parave, për ta rregulluar rrjedhën e miliarda dollarëve, që kalojnë nëpër aeroportin e Kabulit, për çdo vit.

Mëtutje, në raportin e publikuar sot, Zyra e Inspektorit të Përgjithshëm Special të Shteteve të Bashkuara për Rikonstruktim të Afganistanit (SIGAR), thuhet se zyrtarët afganë nuk i kanë përdorë makinat e furnizuara nga Shtetet e Bashkuara për llogaritjen e parave të gatshme në aeroportin e Kabulit, që aty janë tash e një vit.

Kjo zyrë thekson se shumë zyrtarë të Afganistanit i shmangen kontrollit me makina rentgen në aeroport, duke e shfrytëzuar statusin e tyre si “persona shumë të rëndësishëm”.

Departamenti i Thesarit i Shteteve të Bashkuara ka raportuar se afro 4.5 miliardë dollarë kanë dalur nga Afganistani vitin e kaluar.
XS
SM
MD
LG