Ndërlidhjet

Panetta: Ngadalësim i planeve siriane për përdorim të armatimit kimik


Leon Panetta

Leon Panetta

Sekretari amerikan i mbrojtjes, Leon Panetta, thotë se duket se regjimi i Sirisë i ka ngadalësuar planet për përdorimin e mundshëm të armatimit kimik.

Duke folur para gazetarëve në aeroplan gjatë fluturimit prej Uashingtonit për në Kuvajt, zoti Panetta tha se agjencitë e inteligjencës së Shteteve të Bashkuara nuk kanë parë asnjë lëvizje të re nga regjimi i Sirisë, që do të paralajmëronte përdorimin e mundshëm të armatimit kimik kundër kryengritësve.

Javën e kaluar, zyrtarët e Shteteve të Bashkuara thanë se ka dëshmi nga Siria që sugjerojnë se qeveria kishte përgatitur gazin sarin për përdorim të mundshëm në bomba.

Regjimi i presidentit të Sirisë, Bashar al-Assad, është konsideruar se posedon arsenal shqetësues të armatimit kimik, përfshirë edhe gazrat helmuese.

Siria nuk e ka nënshkruar Konventën për Armatimet Kimike të vitit 1997, prandaj supozohet se nuk do të lejonte inspektim ndërkombëtar.
XS
SM
MD
LG