Ndërlidhjet

Venezuelë: Presidenti Chavez operohet në Kubë


Hugo Chavez
Hugo Chavez
Presidenti i Ekuadorit, Rafael Correa, thotë se presidenti i Venezuelës, Hugo Chavez, po i nënshtrohet operacionit në Kubë.

Pasi e vizitoi sot aleatin e tij të afërt në Kubë të Havanës, zoti Correa tha se Chavezi i nënshtrohet një “operacioni shumë delikat”.

Zoti Chavez dje udhëtoi për në Kubë për një operacion të ri për shkak të sëmundjes së kancerit.

Në fjalimin e tij televiziv më 8 të këtij muaji, ai e emëroi zëvendëspresidentin, Nicolas Maduro, për ta zëvendësuar atë derisa ai operohet dhe ka kërkuar nga mbështetësit e tij për të votuar për Maduron, nëse mbahen zgjedhje të reja presidenciale në Venezuelë.

Pas fjalimit, mbështetësit e presidentit 58 vjeçar, dolën në rrugë dhe brohoritnin parulla duke i uruar Chavezit shërim të shpejtë.

Në muajin tetor, zoti Chavez u zgjodh president edhe për një mandat 6 vjeçar.

Vitin e kaluar ai në Kubë disa herë ishte bërë operacion dhe ishte trajtuar nga kanceri.
XS
SM
MD
LG