Ndërlidhjet

logo-print

Egjipt: Shefi i ushtrisë kërkon dialog ndërmjet palëve


Muhammad Morsi (djathtas) dhe gjenerali al-Sissi

Muhammad Morsi (djathtas) dhe gjenerali al-Sissi

Shefi i forcave të armatosura të Egjiptit, gjeneral Abdel Fattah al-Sissi, ka bërë thirrje për dialog ndërmjet palëve.

Agjencia shtetërore e lajmeve, MENA, sot ka raportuar se al-Sissi, ka bërë thirrje që të gjitha partitë politike të takohen nesër, që t’i zgjidhin dallimet e tyre, të cilat e kanë ndarë Egjiptin dhe ka kërkuar “bisedime për përfundimin e krizës aktuale”.

Ftesa e tij u bë derisa protestuesit kundër dhe për presidentin Muhammad Morsi po tubohen në Kajro.

Kundërshtarët e tij janë kundër referendumit për propozim – tekstin e kushtetutës, i caktuar për 15 dhjetor, ndërsa mbështetësit kërkojnë që ky referendum të mbahet ashtu siç është paralajmëruar.

Propozim-teksti është kritikuar ashpër nga opozita dhe grupet për të drejta të njeriut, për dështim që të garantoj liri fundamentale dhe mbrojtje për femrat dhe minoritetet.
XS
SM
MD
LG