Ndërlidhjet

Link: Synimi i Serbisë për pranin në BE - rast i veçant


Ministri shtetëror për çështje evropiane i Gjermanisë, Michael Link, tha se specifikimi i datës konkrete për fillimin e bisedimeve është shndërruar në një prirje të keqe.

Sipas tij, në rastin e Serbisë, është e nevojshme të shqyrtohet synimi i këtij vendi për anëtarësim në BE si rast unik.

“Ne gjithnjë themi natyrisht, se duke dhënë data të sakta gjithmonë është – në rastin e çështjeve të zgjerimit – diçka që ne e kishim bërë në të kaluarën shumë shpesh, pasi kjo çdoherë rrezikon që të mos jepen stimulse. Por, kjo është një rregull e përgjithshme, që nuk është specifike vetëm për Serbinë, por qasje e përgjithshme se çka ka mësuar Bashkimi Evropian nga situatat e kaluara”, i tha Link Radios Evropa e Lirë.

Megjithatë, ai ka theksuar se është e domosdoshme të lëvizet përpara me ndjenjën e qëllimit dhe të përgjegjësisë.

“Pjesa më e rëndësishme për ne është se secili që dëshiron realisht të jetë anëtar i BE-së, pra ai ose ajo, nuk do të duhej të lëvizte vetëm në momentin e fundit të mundshëm”, tha ministri Link në Bruksel, duke folur për gjasët që Serbisë t’i jepet data e fillimit të negociatave për pranim.
XS
SM
MD
LG