Ndërlidhjet

Maqedonia nuk ka arritur të marrë datën për fillimin e bisedimeve për anëtarësim në Bashkimin Evropian edhe pse që në vitin 2005 ka fituar statusin e shtetit kandidat.

Sikur edhe herave tjera, Greqia ka qenë ajo që ka kushtëzuar datën me zgjidhjen së pari të çështjes së emrit të Maqedonisë, kontest ky që zgjatë tani 20 vite.

Në konkluzionin e pestë që vlerësohet edhe kyç për Maqedoninë që u miratua sonte në Bruksel nga Ministrat e Punëve të jashtme të Bashkimit Evropian thuhet se fillimi i bisedimeve mund të shqyrtohet në mbledhjen e Këshillit në qershor gjatë kryesimit irlandez me BE-së, por, pasi paraprakisht Komisioni Evropian të bëjë vlerësime për arritjet e mundshme të Maqedonisë për çështjen e emrit dhe fqinjësinë e mirë.

Se Maqedonia është bllokuar për këtë dy çështje dëshmon edhe ministri i jashtëm bullgar deklaratën e të cilit e përcjellin mediat në Shkup.

Në fakt, edhe Bullgaria ka hezituar në dhënien e pëlqimit për Maqedoninë për shkak të vlerësimit se Shkupi nuk është i përkushtuar ndaj fqinjësinë e mirë.

“Ne jemi të brengosur për marëdhëniet e mira kurse miqtë grek insistojnë në zgjidhjen e çështjes së emrit para fillimit bisedimeve me BE-në” ka deklaruar Mlladenov.

Vendimi për mosdhënien e datës për Maqedoninë për nisjen e bisedimeve për anëtarësim në BE ende nuk është komentuar nga zyrtarët në Shkup.
XS
SM
MD
LG