Ndërlidhjet

Koreja e Veriut lëshon raketën


Ilustrim
Ilustrim
Koreja e Veriut ka thënë se ka lëshuar një raketë, e cila ka vendosur satelitin në orbitë.

Komanda e Shteteve të Bashkuara për Mbrojtjen e Hapësirës Ajrore ka thënë se sistemet amerikane kanë detektuar se Koreja Veriore ka lansuar një objekt në orbitën e Tokës.

Japonia ka thënë se raketa ka fluturuar mbi Okinavën dhe lëshimin e saj e ka cilësuar si “të patolerueshëm”.

Shtëpia e Bardhë ka dënuar po ashtu lansimin e raketës duke e quajtur “akt provokues”, i cili “dëmton sigurinë rajonale dhe shkel rezolutat e Kombeve të Bashkuara”.

Koreja e Veriut ka bërë një provë të dështuar raketore në muajin prill.

Kritikët akuzojnë regjimin verikorean se përdor provat e tilla si mbulesë për zhvillimin e raketave.
XS
SM
MD
LG