Ndërlidhjet

Përpjekje për të zgjidhur krizën në Egjipt


Kajro
Kajro
Shefi i ushtrisë së Egjiptit ka shprehur gatishmërinë që të bisedojë me protestuesit e opozitës dhe mbështetësit e presidentit Muhammad Morsi, në përpjekje për të qetësuar krizën mbi draftin e ri të kushtetutës.

Koalicioni i opozitës nuk ka konfirmuar ende nëse do të marrë pjesë në takimin e sotëm, të thirrur nga shefi i forcave të armatosura, Abdel Fattah al-Sisi, njëherësh ministër i Mbrojtjes.

Opozita më herët ka përjashtuar çdo dialog derisa të mos anulohet referendumi për kushtetutën, i thirrur me datën 15 dhjetor.

Vëllazëria Myslimane, e cila mbështet presidentin, pritet të ndjekë bisedimet.

Kundërshtarët thonë se drafti i kushtetutës nuk garanton të drejta për të gjithë qytetarët dhe “është shkruar padrejtësisht nga aleatët islamikë të presidentit”.
XS
SM
MD
LG