Ndërlidhjet

logo-print

Ban kritikon hapat kundër homoseksualitetit


Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon.

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon.

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon, ka kritikuar Ukrainën dhe vendet e tjera, të cilat kanë ndërmarrë hapa për kriminalizimin e homoseksualitetit.

Gjatë një fjalimi të tij, Ban ka specifikuar emrin e Ukrainës, e cila ka propozuar ligjin që ndëshkon diskutimet publike për homoseksualitetin, ashtu si edhe shprehjen e tij.

Shefi i OKB-së e ka cilësuar veprimin e tillë si “shkelje” të të drejtave të njeriut.

Ligji i Ukrainës ka kaluar leximin e parë në muajin tetor. Ai parasheh deri në pesë vjet burgim për personat që përshkruajnë pozitivisht homoseksualitetin.

Për të hyrë në fuqi, ligji duhet të kalojë edhe në leximin e dytë dhe të nënshkruhet nga presidenti.
XS
SM
MD
LG