Ndërlidhjet

logo-print

Hetohen njëmbëdhjetë ministra afganë


Dhoma e Ulët e parlamentit afgan

Dhoma e Ulët e parlamentit afgan

Dhoma e Ulët e parlamentit afgan ka votuar për të filluar procedurat e hetimit të 11 ministrave të kabinetit.

Zëvendëskryetari i parlamentit, Abdul Zaher Qadir, tha se shumica e ligjvënësve në Dhomën e Ulët, votuan në favor të masës.

Ministrat po përballen me kritika se kanë shpenzuar më pak se gjysmën e buxhetit të ministrive të tyre për projektet që synojnë zhvillimin e infrastrukturës së ndërtimit.

Këtu përfshihet ministri i Punëve të Brendshme, ai i Mbrojtjes, Ekonomisë, Ujit e Energjisë, Arsimit, Zhvillimit Urban, Minierave, Arsimit të Lartë, Antinarkotikëve, Informacionit dhe Kulturës.
XS
SM
MD
LG