Ndërlidhjet

VV: Premtimet e thata të presidentes


Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga
Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga
Lëvizja Vetëvendosje duke komentuar raportin për vitin 2012 të presidentes së Kosovës Atifete Jahjaga, të prezantuar para Kuvendit të Kosovë, ka thënë ai përmban "më shumë premtime të thata për vitin 2013, sesa angazhime të përfunduara në vitin 2012".

Kjo lëvizje, thotë se Jahjaga "foli për integrimin evropian dhe liberalizimin e vizave, por nuk përmendi krizën e thellë në të cilën gjendet vendi, nga aferat e shumta të kësaj qeverie të korruptuar".

Në fund të deklaratës, Vetëvendosje, duke komentuar ftesën për takim me presidentin serb, Tomisllav Nikolliq, tha se '"kjo gjë që dëshmon se kjo presidente është shumë më thellë në probleme me aspektin politik sesa me atë procedural".
XS
SM
MD
LG