Ndërlidhjet

Vdes Ravi Shankar, muzikanti që influencoi edhe Beatles-at


Ravi Shankar me George Harrisonin ne vitin 1970...
Ravi Shankar me George Harrisonin ne vitin 1970...
Muzikanti legjendar indian, Ravi Shankar, i cili i influencoi interpretuesit perëndimorë, përfshirë edhe The Beatles, ka vdekur në moshën 92 vjeçare.

Familja e tij ka thënë se ai vdiq në qytetin e San Diegos të Kalifornisë, pas nënshtrimit të një operacioni.

Ai vuante nga problemet e zemrës dhe të frymëmarrjes. Kryeministri indian Manmohan Singh ka shprehur dhimbjen për vdekjen e Shankarit, duke e quajtur atë si një “thesar kombëtar dhe ambasador globale të trashëgimisë kulturore të Indisë.”


Shankar mësoi George Harrisonin e e Beatles se si t’i bie sitarit(instrument muzikor indian) dhe bashkëpunoi me Harrisonin në projektet, përfshirë atë të vitti 1971 “Koncerti për Bangladeshin”.

Ai gjithashtu ka punuar me violinisten Yehudi Menuhin, jazz saksofonistin John Coltrane, dhe ka perfomruar para qindra e mijëra njerëz në festivalin e muzikës Woodstock në vitin 1969.

Një nga fëmijët e tij është këngëtarja amerikane Norah Jones.
XS
SM
MD
LG