Ndërlidhjet

Miqtë e Sirisë pritet ta njohin koalicionin opozitar


Grupi opozitar sirian...
Grupi opozitar sirian...
Grupi Miqtë e Sirisë do ta njohë aleancën e re të opozitës siriane si “përfaqësues legjitim të popullit sirian”, citon agjencia DPA një projekt-deklaratë të grupit, i cili po zhvillon takime në Marakesh të Marokut.

Më herët, presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, ka thënë se vendi i tij ka vendosur të njohë grupin kryesor të opozitës siriane si “përfaqësues legjitim” të popullit të Sirisë.

Ky hap do të thotë se Uashingtoni nuk njeh më regjimin e presidentit Bashar al-Assad.

Shtetet e Bashkuara vazhdimisht i kanë bërë thirrje Assadit të lërë pushtetin.
XS
SM
MD
LG