Ndërlidhjet

Vdes gazetari i plagosur në protestat e Kajros


Perleshjet e 5 dhjetorit, Kajro.
Perleshjet e 5 dhjetorit, Kajro.
Një gazetar egjiptian, i cili u godit me një plumb gome në kokë, derisa mbulonte përleshjet e përgjakshme në Kajro në javën e kaluar, ka vdekur në spital nga lëndimet e marra, ka raportuar agjencia shtetërore e lajmeve MENA.

El-Husseini Ebu Deif, një gazetar i së përjavshmes Al Fajr, ka qenë në gjendje kome si pasojë e kafkës së thyer dhe lëndimit të rëndë të trurit.

Ai u qëllua në një distancë të afërt nga një sulmues i paidentifikuar gjatë përleshjeve që
shpërthyen midis mbështetësve dhe kundërshtarëve të presidentit Mohamed Morsi, më 5 dhjetor.

Më shumë se 640 njerëz janë lënduar në dhunën ku turmat rivale qëlluan njëra-tjetrën me koktej molotovi dhe me shkopa metalikë.
XS
SM
MD
LG